Amad Diallo ka shënuar gol në minutën e 121-të për ta dërguar Manchester Unitedin në gjysmëfinale të Kupës FA.
Unitedi e eliminoi Liverpoolin të dielën mbrëma në ndeshjen shumë dramatike, që u vendos pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, Diallo, shënoi me asistim të Alejandro Garnachos për festën e madhe të lojtarëve dhe tifozëve të Unitedit. Ai menjëherë mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Scott McTominay kaloi në epërsi 1:0 Unitedin që në minutën e 10-të. Liverpooli reagoi me golat e Alexis Mac Allister në minutën e 44-t dhe të Mohamed Salah në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Dukej që Liverpooli po kualifikohej, por Antony barazoi në 2:2 në minutën e 87-të.
Edhe
Unitedi e thellon krizën e Liverpoolit
Prapa Liverpooli ishte para. Harvey Elliot shënoi për 3:2 në minutën e 105-të.
Marcus Rashford barazoi në 3:3 në minutën e 112-të, para se Diallo të shënonte golin e fitores.
Drama nuk ndalet, shënon Rashford
Marcus Rashford ka barazuar në 3:3 rezultatin në ndeshjen e Manchester Unitedit me Liverpoolin.
Ai realizoi në minutën e 112-të.
Liverpooli kalon sërish në epërsi
Liverpooli ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj Manchester Unitedit.
Harvey Elliot realizoi në minutën e 105-të.
Edhe
Vazhdon drama, barazon Unitedi
HARVEY ELLIOTT, THE LIFELONG LIVERPOOL FAN SCORES AT OLD TRAFFORD! ☄️❤️pic.twitter.com/OV5LHcSx36
— - (@snappedlfc) March 17, 2024
Antony shpëtoi Unitedin, skuadrat në vazhdime
Antony e ka shpëtuar Manchester Unitedin duke realizuar golin e barazimit në minutën e 87-të ndaj Liverpoolit.
Deri në ato momente, skuadra mysafire ishte në epërsi 2:1, por Antony realizoi pas një aksioni të bukur, duke i çuar skuadrat në vazhdime.
Scott McTominay e kaluar në epërsi Manchester Unitedin në minutën e 10-të, e Alexis Mac Allister e barazoi në 1:1 në minutën e 44-t, ndërsa në minutën e dytë shtesë për 2:1 realizoi Mohamed Sallah.
Liverpooli në epërsi pas pjesës së parë të ndeshjes me Unitedin
Liverpooli ka shënuar dy gola në minutat e fundit të pjesës së parë për epërsinë 2:1 ndaj Manchester Unitedit.
Me rezultatin 2:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Manchester, që i takon çerekfinales së Kupës FA.
Edhe
Manchester Unitedi fiton me penallti gjysmëfinalen dramatike
Scott McTominay kaloi në epërsi Manchester Unitedin në minutën e 10-të.
Alexis Mac Allister barazoi në 1:1 në minutën e 44-t, ndërsa në minutën e dytë shtesë për 2:1 realizoi Mohamed Sallah.