Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përzgjedhësi Reja publikon listën me 27 lojtarë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, e ka publikuar listën me 27 lojtarë për ndeshjet e muajit shtator, që janë të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Në mesin e tyre është një futbollist që vjen nga grupmosha U21, ndërsa një tjetër nga elita e futbollit të Shqipërisë. Ernest Muçi, futbollist i Legia Varshavës ishte pjesë e shpresave të Shqipërisë dhe mund të debutojë me skuadrën “kuqezi”, ndërsa Erion Hoxhallari, është futbollisti që vjen nga Tirana e Superiores.

Në listën e teknikut italian kthehen Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe sulmuesi Armando Broja.

Shqipëria më 2 shtator udhëton te Polonia. Tre ditë më pas e pret Hungarinë, ndërsa më 8 shtator luan sërish në shtëpi, kundër San Marinos.

Shqipëria, ciklin kualifikues të botërorit të vitit të ardhshëm e nisi me dy fitore e një disfatë. Mposhti Andorrën 1:0 dhe San Marinon 2:0, që të dyja në udhëtim, dhe e ka një disfatë në shtëpi nga Anglia.

Në Grupin I, Shqipëria renditet e treta me gjashtë pikë, tri më pak se Anglia lidere dhe një më pak se Hungaria që pozicionohet e dyta. Në vendin e katërt është Polonia me katër pikë, ndërsa Andorra e San Marino janë pa pikë në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Image