Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar listën prej 27 lojtarësh për dy miqësoret, atë kundër Italisë dhe Armenisë.
Përballë Italisë, Shqipëria do të luaj më 16 nëntor nga ora 20:45, ndërsa ndaj Armenisë tri ditë më vonë nga ora 17:30.
Te Shqipëria pas lëndimeve janë kthyer berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.
Reja për këtë grumbullim për herë të parë i ka ftuar Erdenis Gurishtën, Eneo Bitrin dhe Andi Hadrojn.
Ftesës i është përgjigjur edhe Kristal Abazaj, ndërsa do të ketë edhe disa mungesa për shkak të lëndimeve.