Sot është bërë përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit. Vendosja e shtatores pranë stadiumit të Prishtinës është bërë pikërisht në ditëlindjen e 61-të të ish-legjendës së futbollit kosovar.
Kjo ceremoni është bërë nën organizimin dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.
Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.
Shtatorja është vendosur në hyrje të stadiumit i cili gjithashtu mbanë emrin e Fadil Vokrrit.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja përkujton Vokrrin në 4-vjetorin e vdekjes
-
“El Pais”: Ëndrra e Fadil Vokrrit
-
Në trevjetorin e vdekjes, Vokrri kujtohet si një nga personalitetet më të shquara të futbollit kosovar
-
Çeku: Më 9 qershor do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit
-
Shtatorja e Fadil Vokrrit është gati, qe dy muaj po pritet MKRS-ja