Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përkundër humbjes, Arteta sheh gjëra pozitive te Arsenali

Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se ekipi i tij ishte më i dobët përballë Chelseat, por ka shtuar se ka parë gjëra pozitive përkundër humbjes.

Artetas i vjen keq për humbjen e dytë rresht kampionale dhe ka paralajmëruar se duhet të startojnë me fitore prej javës së ardhshme.

“Chelsea ishte ekip më i mirë. Është kampion i Evropës dhe pati një nivel të lartë të lojës. Në pranuam dy gola, por ekipi e as tifozët nuk u dorëzohem për asnjë moment dhe kjo është diçka pozitive”, është shprehur Arteta. “Duhet ta fitojmë ndeshjen në mesjavë, e cila do të na ndihmoj për duelin me Manchester Cityn që na pret fundjavën e ardhshme”.