Tensionet u rritën në ndeshjen e dytë të Iranit në Kupën e Botës të premten, pasi tifozët që mbështesin qeverinë iraniane ngacmuan ata që protestonin kundër saj dhe sigurimi i stadiumit sekuestroi flamuj, fanella dhe sende të tjera që shprehin mbështetje për lëvizjen protestuese që ka kapluar Republikën Islamike.
Disa tifozë u ndaluan nga sigurimi i stadiumit që të sillnin flamuj persianë në ndeshjen kundër Uellsit në stadiumin “Ahmad Bin Ali”.
Të tjerët që mbanin flamuj të tillë ua hoqën nga duart tifozët pro-qeveritar iranian, të cilët i fyenin ata që kishin veshur fanella me fjalët e lëvizjes protestuese që ka mbërthyer vendin, "Gruaja, Jeta, Liria".
Ndryshe nga ndeshja e tyre e parë kundër Anglisë, lojtarët iranianë kënduan himnin e tyre kombëtar përpara ndeshjes me Uellsin, ndërsa disa tifozë në stadium qanin, fishkëllenin dhe brohoritnin.
-
Kërcënohen familjet e futbollistëve të Iranit
-
Protestat e grave lënë në hije ndeshjen e Iranit në Botëror
-
Irani kërcënon me largim nga fusha në rast të protestave në Kupën e Botës
-
Futbollistët e Iranit mund të përfundojnë në burg
-
Tifozët bashkohen para ndeshjes me shumë tension mes Iranit dhe SHBA-së