Sport

Tifozët bashkohen para ndeshjes me shumë tension mes Iranit dhe SHBA-së

Tifozët e buzëqeshur amerikanë dhe iranianë u bashkuan dhe pozuan për fotografi jashtë stadiumit në Doha, para ndeshjes shumë të ngarkuar politikisht mes dy përfaqësueseve. Ndeshja luhet sonte prej orës 20:00.

Sipas AP-së, atmosfera pranë stadiumit ishte kryesisht festive, me gjithë ndarjet e mëdha politike mes dy vendeve. Ka ndare politike edhe mes tifozëve iranianë dhe kjo është parë në ndeshjet e kaluara.

AP ka shkruar se një tifoz iranian ka goditur me shuplakë një tifoz tjetër të Iranit. Dhe kjo është dëshmi për ndarjet e mëdha mes iranianëve aktualisht. Disa mbështesin pushtetin aktual e të tjerë janë pro protestave që po mbahen në këtë vend.