Pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katari 2022”, futbollistët e Iranit mund t’i presë dënim i ashpër, kur të kthehen në vendlindje.
Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se gjasat janë të mëdha që ata të burgosen nga qeveria iraniane.
Arsyeja e burgosjes së tyre nuk do të jetë humbja nga SHBA-ja dhe eliminimi nga turneu i Katarit, por mosrespektimi i rregullave para ndeshjes.
Futbollistët iranianë në ndeshjen e parë të Botërorit refuzuan të këndonin himnin e shtetit të tyre, duke u solidarizuar me protestuesit në vend. Megjithatë, ata kënduan himnin në dy ndeshjet tjera, fitoren ndaj Uellsit (2:0) dhe disfatën nga SHBA-ja (1:0).
Para ndeshjes me SHBA-në, ishte raportuar se futbollistët ishin kërcënuar nga qeveria iraniane se nëse nuk do ta këndonim himnin, atëherë familjarët e tyre do të përballeshin me burg dhe tortura.
Edhe
Kërcënohen familjet e futbollistëve të Iranit
Irani në turneun e Katarit ishte pjesë e Grupit B, në të cilin tuboi tri pikë pas dy humbjeve dhe një fitoreje.