Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perin mbetet te Juventusi

Portieri Mattia Perin nuk do të largohet nga Juventusi. “Football-Italia” ka shkruar se Perin ka arritur marrëveshje me Juventusin për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.

Ai do të firmosë kontratë trevjeçare dhe do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2025. Zyrtarizmi i marrëveshjes pritet të bëhet gjatë këtij muaji, ndërsa Perin është portieri i dytë i Juventusit.

29-vjeçari ka tetë paraqitje deri më tani për Juventusin këtë sezon në të gjitha garat. Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Genoa për 14 milionë euro.