Portieri Mattia Perin mund të largohet nga Juventusi, por jo edhe nga Serie A. “Calciomercato” ka raportuar të enjten se Perin mund të transferohet te Roma këtë verë.
Mësohet se Roma po insiston në transferimin e Perinit dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë deri në 8 milionë euro. Perin është portieri i dytë te Juventusi dhe mund të largohet në fund të sezonit, pasi te Roma i është premtuar minutazhë më e madhe.
30-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje. Perin i është bashkuar Juventusit në vitin 2018, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Genoa e Pescara.
Artikuj të ngjashëm