Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon periudha e izolimit për Rrahmanin dhe lojtarët e tjerë të Napolit

Napoli i ka dhënë fund periudhës së izolimit në Castel Volturno dhe lojtarët skuadrës, përfshirë edhe Amir Rrahmani, mund të kthehen në shtëpi.

Izolimi i skuadrës është bërë javën e kaluar, ndërsa ekipi nuk u lejua të udhëtonte në Torino për të luajtur ndaj Juventusit pas tri rasteve të konfirmuara me COVID-19.

“Pas testeve të fundit, të cilat kanë rezultuar negative, autoriteti shëndetësor lokal ka dhënë dritën e gjelbër për gruypin që t’i jap fund periudhës së izolimit në fushën stërvitore e të kthehet në shtëpi”, ka shkruar Napoli në Twitter.

Lojtarët e Napolit janë kontrolluar rregullisht në shtatë ditët e fundit, dhe testimet në ditët e fundit kanë dalë negative.

Amir Rrahmani shkaku i këtij izolimi nuk ka mundur t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e tetorit.