Napoli ka njoftuar se të gjithë futbollistët dhe anëtarët e stafit që janë testuar për koronaviurs, kanë rezultuar negativë.
Skuadra napolitane ishte bllokuar nga autoritet e rajonit të Napolit, javën e kaluar që nuk e lejuan udhëtimin drejt Torinos për të zhvilluar ndeshjen ndaj Juventusit.
Ndërkohë, pas testeve të rregullta të bëra gjatë javës së fundit, gjendja në klub është e mirë dhe pritet që të shtunën ta luajnë ndeshjen kundër Atalantës, duel që do të zhvillohet në “San Paolo”.
Te Napoli luan edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ende nuk ka debutuar me këtë skuadër në Serie A.
Madje, shkaku i gjendjes me pandeminë, Rrahmani nuk u lejua t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e tetorit.