Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i mungon Kosovës në ndeshjen vendimtare

Amir Rrahmani do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e radhës që i luan në tetor. Ai nuk do të lejohet të udhëtojë nga autoriteti lokal në Napoli pas dy rasteve me koronavirus te klubi i tij.

“Gjasat janë të vogla që të jem me Kosovën në ndeshjet e radhës. Sipas te gjitha gjasave nuk do te mund të jem pjesë e Kosovës në këto ndeshje. Jam në pritje, të shoh se çfarë do të ndodhë, por gjasat janë të vogla”, ka deklaruar Rrahmani për KOHËN.

Mbrojtësi i Napolit po pritet të izolohet për dy javë.

Kosova më 8 tetor luan në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të plejofit për Kampionat Evropian të vitit të ardhshëm. Më pas më 11 tetor në Prishtinë e pret Slloveninë në Ligën e Kampionëve e 14 tetor në Athinë luan me Greqinë po ashtu në kuadër të Ligës së Kombeve.

Artikuj të ngjashëm