Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani mungon ndaj Romës

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, do të mungojë te skuadra e Napolit edhe në ndeshjen kundër Romës, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Dueli ndërmjet Napolit dhe Romës, do të luhet të dielën mbrëma në stadiumin “Olimpico” dhe do t’i takojë xhiros së 28-të në Serie A kurse Rrahmani do të mungojë për shkak të problemeve muskulore.

Mediumet italiane kanë raportuar se Rrahmani, që mungoi edhe në ndeshjen e kaluar, tashmë i është nënshtruar rikuperimit dhe do të jetë i gatshëm për lojë pas pushimit të përfaqësueseve.

27-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Napolit dhe deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat për ekipin italian.

Ai me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2024 kurse është i përfshirë në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji.

Artikuj të ngjashëm