Napoli do t’i nisë përgatitjet të martën për ndeshjen e 6 prillit kundër Milanit. Por vetëm Amir Rrahmani nuk do të jetë pjesë e stërvitjes të martën, në ditën kur Kosova do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme të saj.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë leje nga Napoli për të udhëtuar drejt Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të jetë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u dhënë mbështetje lojtarëve të Kosovës.
Ndeshja Kosovë – Turqi luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është ndeshja finale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Kapiteni i Kosovës, aktualisht në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi muskulor i pësuar kundër Romës, nuk do të luajë as për Napolin e as për ekipin e tij përfaqësues. Mbrojtësi, megjithatë, do të jetë në Prishtinë për të mbështetur shokët e tij të ekipit në ëndrrën e Kosovës për Kupën e Botës, duke përjetuar nga afër atë që mund të jetë një mbrëmje historike për vendin e tij, shumë e ngjashme me përvojën e Di Loreznos me Italinë”, shkruan “ilnapolionline.com” të dielën.
Rrahmani do të udhëtoj me aeroplan privat drejt Kosovës të hënën, ndërsa të martën do të jetë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të mërkurën ai duhet t’i bashkohet Napolit në stërvitje.