Futbollistët e Interit nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit dhe mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas një periudhë të izolimit të plotë.
E tërë skuadra e Interit ishte në karantinë në dy javët e fundit. Karantina për ta ka nisur pas ndeshjes me Juventusin, të luajtur më 8 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat italiane kanë bërë të ditur se asnjëri prej lojtarëve të Interit nuk ka shfaqur shenja të COVID – 19 gjatë dy javëve dhe tani ata mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të kryer punë të domosdoshme.
Por Interi nuk do të kthehet në stërvitje edhe për një kohë. Futbolli në Itali është i pezulluar pas goditjes së rëndë që ky vend ka pësuar nga koronavirusi.