Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Interi nuk ka raste me koronavirus

E gjithë skuadra e Interit është testuar për koronavirus, ndërsa rezultati i të gjithë testeve është negativ, ka njoftuar klubi i madh italian i futbollit të premten. Interi po bëhet gati për të vazhduar stërvitjet, ndërsa testimi paraprak është praktikë tashmë.

Thuajse të gjitha skuadrat e Serie A kanë rifilluar me stërvitje individuale, pas pushimit prej dy muajve për shkak të pandemisë.

Sampdoria, Fiorentina dhe Torino kanë raportuar për raste të reja pas testimeve të bëra këtë javë. Por jo edhe Interi.

Interi ka njoftuar se stërvitjet vazhdojnë sot. Qeveria e Italisë ende nuk ka dhënë leje për vazhdim të edicionit në Serie A. Madje nuk ka datë se kur do të vazhdojnë stërvitjet grupore.

Artikuj të ngjashëm