Federata e Hendbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se në ora 19:00 Përfaqësuesja e Kosovës U20 do të mbërrijë në pikën kufitare në Merdare.
“Kombëtarja e Kosovës U20 në ora 19:00 arrin në pikën kufitare në Merdare”, thuhet në postimin e FHK-së, transmeton Koha.net.
Koha.net ka mësuar se gjatë rrugës ishte një siguri shumë e lartë për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila nuk luajti ndaj kombëtares së Serbisë për shkaqe politike, duke fituar takimin në tavolinë.
Kosova është në pritje të vendimit të Federatës Evropiane të Hendbollit për dy ndeshjet e mbetura, ndaj Norvegjisë e Sllovakisë, në turneun e vlefshëm për kualifikim në Botëror.
Serbia nuk ka lejuar që Kosova të luajë këto dy ndeshje në territorin e saj.