Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova është nisur për në shtëpi, siguri e lartë gjatë rrugës

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në hendboll për femra është nisur në ora 14:00 nga Beogradi për në Kosovë.

Burime të Koha.net bëjnë të ditur se është një siguri shumë e lartë nga policia e Serbisë.

Mësohet se Përfaqësuesja është nisur nga Beogradi në ora 14:00, dhe momentalisht është ndalur për të pushuar.

5 makina të Policisë serbe janë përpara e 3 të tjera prapa autobusit të Kosovës, përderisa ka blloqe të policisë të vendosura në ora, udhëkryqe e në hyrje të autostradës. Si në herën e parë edhe tani duke u kthyer brenda autobusit të përfaqësueses janë dy policë serbë dhe deri më tani gjithçka ka shkruar në rregull, raporton Koha.net.

{gallery}

Edhe Përfaqësuesja e hendbollit U20 hyn në Kosovë Sport Përfaqësuesja e hendbollit U20 hyn në Kosovë

Kosova ka fituar përballjen e djeshme ndaj Serbisë në tavolinë pasi nuk është paraqitur në sallë kjo e fundit. EHF-i ka përjashtuar Serbinë nga turneu i vlefshëm për kualifikim në Botëror.

Serbia nuk ka lejuar që Kosova të zhvillojë në shtetin e saj dy ndeshjet e tjera, ndaj Norvegjisë e Sllovakisë dhe së shpejti EHF-i do të vendos terminin e ri për këto ndeshje dhe vendin ku do të mbahet.