Përfaqësuesja e Kosova në hendboll në grupmoshat U20 kanë mbërritur mirë në lagjen periferike të Beogradit – Kovilovo, bëjnë të ditur burime brenda ekipit të Kosovës për Koha.net.
Pak kilometra pasi kishte kaluar kufirin me Serbinë sot i ishte ndërruar autobusi i Përfaqësueses për shkaqe sigurie dhe tani kanë mbërritur në destinacion.
Udhëtimi drejt Beogradit është bërë nën përcjellje të policisë dhe gjatë rrugës ka pasur patrulla të shumta policore për sigurinë e përfaqësueses së Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat e reja U20 është nisur për në Serbi për të marrë pjesë në turneun kualifikues.
Kosova është në grup me Serbinë, Norvegjinë dhe Sllovakinë. Turneu ishte paralajmëruar të mbahet në Kragujevc, por pas protestave të paralajmëruara për shkak të shkuarjes së Kosovës, është zhvendosur me qendrën e izoluar sportive "Kovilovo" që gjendet 12 kilometra larg Beogradit.