Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja e hendbollit U20 hyn në Kosovë

Tashmë ka hyrë në Kosovë përfaqësuesja e Kosovës U20 në hendboll për femra, bëjnë të ditur burimet e Koha.net.

Hendbollistet dhe delegacioni i Kosovës ka mbërritur pa ndonjë problem në Kosovë. Tani ka kaluar pikën kufitare në Merdare, ndërsa ka ndërruar edhe autobusin.

Koha.net ka mësuar se gjatë rrugës ishte një siguri shumë e lartë për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila nuk luajti ndaj kombëtares së Serbisë për shkaqe politike, duke fituar takimin në tavolinë.

Kosova është nisur për në shtëpi, siguri e lartë gjatë rrugës

Kosova është në pritje të vendimit të Federatës Evropiane të Hendbollit për dy ndeshjet e mbetura, ndaj Norvegjisë e Sllovakisë, në turneun e vlefshëm për kualifikim në Botëror.

Serbia nuk ka lejuar që Kosova të luajë këto dy ndeshje në territorin e saj.

Artikuj të ngjashëm