Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll të martën (sot) nis garën që mund t’ia hapë rrugën drejt kampionatit botëror të vitit të ardhshëm.
Ende asnjë përfaqësuese e Kosovës nuk është paraqitur në ngjarjen më të madhe - kampionatin botëror. Nuk bëhet fjalë vetëm për sportin e hendbollit, por për të gjitha sportet ekipore, pra edhe për futbollin, basketbollin e volejbollin.
Dhe gjasat vlerësohen të mira që përfaqësuesja U-20 në hendboll të arrijë suksesin e madh, përkatësisht të sigurojë garimin në botërorin për juniorë.
20-vjeçarët në botëror mund të shkojnë përmes një rruge dytësore, përmes garës IHF Trophy, që për qëllim e ka zhvillimin e hendbollit në vendet ku ky sport nuk është shumë i zhvilluar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)