Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka mbajtur sot një takim me ç’rast ka marrë vendim që të mos e lejojë Përfaqësuesen e Kosovës U20 në hendboll për femra të zhvillojë dy ndeshjet e radhës ndaj Sllovakisë e Norvegjisë, raporton Koha.net.
Në turneun, që po mbahet në Kovilovo në afërsi të Beogradit e vlefshme për kualifikimet në Botëror për këtë grupmoshë, Kosova e fitoi takimin ndaj Serbisë në tavolinë.
Për shkak të mos paraqitjes në sallë Serbia gjithashtu është dënuar nga Federata Evropiane e Hendbollit, duke u përjashtuar nga ky turne.
EHF-i ka bërë të ditur se ndeshjet e mbetura të Kosovës ndaj Norvegjisë e Sllovakisë do të zhvillohen, megjithatë Ministria e Brendshme e Serbisë para pak çasteve ka marrë vendim që të mos e lejojë zhvillimin e ndeshjeve të Kosovës në këtë turne.
-
Për ndeshjet e Kosovës ndaj Sllovakisë dhe Norvegjisë do të caktohet termin i ri
-
Serbia mund të suspendohet për dy ndeshjet e ardhshme në hendboll
-
Kosova mposht Serbinë në tavolinë
-
Kosova e vlerëson të butë dënimin ndaj Serbisë për prishje të turneut
-
Federata Evropiane e Hendbollit dënon Serbinë për anulim të ndeshjes me Kosovën