Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka dënuar Federatën Serbe të Hendbollit (FSS) me gjobë monetare prej 15 mijë eurosh dhe me ndalesë për organizim të turneve për skuadra kombëtare të kategorive për juniorë në periudhë prej dy vjetësh.
Kosova dhe Serbia është dashur të përballeshin në Kovilovë më 23 mars të këtij viti, por me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ndeshja u anulua për shkak të “arsyeve të sigurisë”.