Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), saktësisht Gjykata e hendbollit e EHF-së, ka dënuar Federatën e Hendbollit të Serbisë për shkak të prishjes së turneut kualifikues të përfaqësueseve U-20 (femrat) që është dashur të mbahet në muajin mars në Serbi, shkruan sot Koha Ditore.
Federata serbe është dënuar me 15 mijë euro, ndërsa gjysma e kësaj shume është me kusht për dy vjet. Pra, tash për tash duhet të paguajë vetëm 7.500 euro. Është suspenduar edhe për dy vjet nga organizimi i garave të EHF-së për të rinj dhe do të paguajë çdo kosto shtesë, nëse del ndërkohë.
Turneu kualifikues për evropian është dashur të mbahej në Kovilovo të Beogradit (23-25 mars), por u anulua pasi shteti i Serbisë mori vendim diskriminues për të mos lejuar hendbollistet e Kosovës që të luajnë. Vendimi u mor pasi u luajt ndeshja Norvegji - Sllovaki dhe pak minuta para ndeshjes Serbi - Kosovë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Federata Evropiane e Hendbollit dënon Serbinë për anulim të ndeshjes me Kosovën
-
Federata kosovare gjobitet për arsye të veçantë
-
Kosova paraqet sfidë për organizatat ndërkombëtare sportive
-
Turneun e ndërprerë nga Serbia, EHF-ja e mbyll në mënyrë josportive
-
EHF-ja propozon zgjidhje josportive për turneun e anuluar në Serbi