Një listë e përbashkët e përfaqësueses A dhe asaj U-20 në hendboll për femra është bërë publike të hënën nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Derisa përfaqësuesja A më 21 mars e pret Bjellorusinë në Prishtinë dhe më 25 mars përballet me Bjellorusinë në Minsk, për përfaqësuesen U-20 ende nuk dihet sigurt nëse do të luajë dhe ku do të luajë, shkruan Koha Ditore.
Përfaqësuesja U-20 sipas shortit bën pjesë në grupin e pestë të kualifikimeve për kampionatin botëror të kësaj grupmoshe që mbahet këtë vit.
Në këtë grup janë edhe Serbia, Norvegjia e Sllovakia, ndërsa po sipas shortit është vendosur që ndeshjet të luhen në Serbi prej 23 deri më 25 mars. Por nuk është e sigurt që ndeshjet do të luhen në Serbi apo edhe nëse do të luhen fare... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)