Përfaqësueset e reja të Kosovës në hendboll (meshkujt) i kanë mësuar kundërshtarët për kampionatet evropiane – Divizioni B që zhvillohen verën e ardhshme.
Në shortin e tërhequr të hënën në Vjenë, Përfaqësuesja U-20 e Kosovës do të jetë në Grupin B së bashku me Bjellorusinë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun dhe Bullgarinë. Ky grup ndeshjet do t’i luajë në Letoni (3-12 korrik).
Ndërkohë ekipi U-18 i Kosovës bën pjesë në Grupin A dhe do të përballet me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet e këtij grupi luhen në Mal të Zi (17-23 gusht).