Federata Evropiane e Hendbollit u është bashkuar asociacioneve ndërkombëtare që kanë pezulluar aktivitetet për shkak të koronavirusit.
Janë shtyrë të gjitha ndeshjet evropiane të hendbollit që ishte planifikuar të zhvillohen deri më 12 prill, raporton Koha.net.
Në fund të marsit është dashur të luhen dy ndeshje të hendbollisteve të Kosovës me Bjellorusinë. Më 25 mars ndeshja është dashur të luhet në Prishtinë, ndërsa më 29 mars në Minsk. Por këto dy ndeshje janë shtyrë për javën e parë të qershorit.
Në fund të majit Kosova luan me Slloveninë në shtëpi dhe me Gjermaninë në udhëtim. Më pas i luan ndeshjen me bjelloruset.
Federata kosovare kishte kërkuar shtyrjen e këtyre dy ndeshjeve. EHF-ja i ka shtyrë të gjitha ndeshjet kualifikuese të këtij muaji, por edhe shumë ndeshje të Kupave Evropiane.
-
Kosova i mbyll me humbje të thellë kualifikimet për Euro 2026
-
Mungesa të shumta te Kosova për ndeshjet me Francën e Kroacinë
-
Kosova kërkon fitore ndaj Finlandës për ta kaluar në tabelë
-
Tri hendbolliste të reja dhe tri të kthyera për ndeshjet vendimtare me Finlandën
-
Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë