Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FHK-ja njofton se ndeshja Kosova – Suedia do të luhet

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja në mes të Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet. Kjo ndeshje është paraparë të luhet të dielën nga ora 17:00 në Prishtinë, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Qeveria e Kosovës të premten ka vendosur, ndër të tjera, të pezullojë aktivitetet sportive në palestra. Por FHK-ja ka shkruar se për ndeshjen me Suedinë ka bërë përgatitje të gjata dhe se dëmi nëse ajo nuk zhvillohet, do të ishte i madh. Edhe Suedia është bërë gati për udhëtim në Kosovë.

Suedia vlerësohet top-përfaqësuese evropiane.

Ndërkohë aktivitetet tjera të hendbollit e po ashtu të basketbollit, janë pezulluar.

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të mërkurën pësoi nga Mali i Zi në Podgoricë (32:25). Tani e pret ndeshje edhe më e vështirë me Suedinë. Ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve.

Artikuj të ngjashëm