Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në futboll arrin në Gjermani

Ekspedita e përfaqësueses U-19 e femrave arriti në qendrën sportive “Sportschule Wedau” në Duisburg, ku edhe u akomodua.

Përfaqësuesja jonë U-19 nesër para dite nga ora 10,00 do të ketë stërvitjen e parë, ndërkaq që pasdite nga ora 16.00 do ta mbajë edhe seancën e dytë stërvitore, transmeton kp.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, ndërkohë që ndeshjen e parë Kombëtarja U-19 do ta zhvillojë më 12 shtator në orën 16,00 kundër Gjermanisë që llogaritet ndër sfidat e mëdha, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).