Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të ditura disa detaje për të ardhmen e yllit të Paris Saint-Germainit, sulmuesin Kylian Mbappe. Ylli francez e ka kërkuar largimin nga klubi duke mos pranuar të vazhdojë kontratën. “Në janar do kemi disa lajme të reja për Mbappen.
Shpresojmë që më 1 janar situata e tij do të jetë plotësisht e zgjidhur”, deklaroi Perez.
Edhe Mbappe e ka konfirmuar se dëshira e tij ishte të largohej nga PSG-ja.