Korriku i këtij viti ishte afati i fundit për kryerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Por, kur kanë kaluar pesë muaj nga ky afat dhe një vit e gjysmë nga fillimi i punimeve, është kryer vetëm 50-përqindëshi i punëve.
50-përqindëshi tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), presin të kryhet në pesë muajt në vijim, shkruan sot Koha Ditore.
Kohë më parë ishte thënë nga MKRS-ja se stadiumi do të përfundojë në "pranverën e hershme", kurse afat i ri tash është dhënë fundi i muajit maj, që i përket "pranverës së vonshme".
Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, është i bindur se punimet do të pranohen nga UEFA dhe se Kosova do t'i luajë ndeshjet kualifikuese në stadiumin e Prishtinës.
Përfaqësuesja e Kosovës ciklin e ardhshëm të ndeshjeve kualifikuese do ta nisë në muajin shtator, por qysh në mars duhet të paraqesë në UEFA stadiumin ku do t'i luajë ndeshjet...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Alaj thotë se në stadiumin “Fadil Vokrri” po punohet për të përfunduar punimet me kohë
-
Dyert e stadiumit nuk do të hapen as në qershor
-
Përfundimi i punëve në stadium shtyhet nga pranvera “e hershme” në “të vonshme”
-
Për stadiumin e Prishtinës duhen edhe 4 milionë euro shtesë
-
Ministria thotë se kanë përfunduar 70 % e punimeve në Stadiumin e Prishtinës