Në vazhdën e investimeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së sportit dhe plotësimit të standardeve ndërkombëtare, ministri Kujtim Shala dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri kanë treguar se punimet në Stadiumin e Prishtinës janë gati në përfundim.
Sipas Shalës ky është investimi më i madh i MKRS-së në fushën e sportit deri më tani.
Shala u shpreh shumë i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, dhe shtoi se ky është lajm i jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës, sidomos për kombëtaren, meqë shpejt këtu pritet që te zhvillohen ndeshjet kualifikuese.
Ministri Shala po ashtu tha se pas plotësimit të kritereve të kërkuara nga UEFA, dhe pas punëve shtesë që kanë dalë si rezultat i këtyre kritereve për plotësimin e kategorisë së katërt, punimet tanimë po zhvillohet shumë mirë.
Ndërkaq inxhinieri i firmës kontraktuese u shpreh se po punohet me intensitet të shtuar, dhe sipas tij, deri me tani janë kryer rreth 70 % e punimeve.
{gallery}
-
Për një vit e gjysmë është kryer vetëm gjysma e punëve në stadium
-
Mbillet bari në stadiumin e Prishtinës
-
Shala i kënaqur me dinamikën e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”
-
MKRS-ja e bindur se Kosova do të jetë e para në rajon për stadiume futbolli
-
Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan