Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ku MKRS-ja po investon rreth 1 milion e 500 mijë euro.
Shala u shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punimeve, sipas së cilës, ky stadium do të bëhet gati për gara të klubeve në afatin e paraparë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ai me këtë rast u shpreh se ky është një lajm i madh për futbollin e Kosovës, meqë tanimë Kosova përfundimisht do të ketë një stadium ku mund të zhvillohen lojëra me karakter ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.
“Investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive përgjatë këtij viti janë rritur dukshëm, me qëllim që të krijohen kushte më adekuate për sportin e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tij”, ka thënë Shala
Punimet në këtë stadium, po zhvillohen sipas kritereve dhe standardeve të kërkuara nga UEFA.
-
Ministri Çeku njofton për nisjen e punimeve në “Adem Jashari”
-
FFK-ja në hall, nuk ka stadium tjetër përveç “Fadil Vokrrit” për ndeshjet ndërkombëtare
-
MKRS-ja thotë se “Adem Jasharin” do bëhet me standardet e UEFA-së, premtohen 10 milionë euro investime
-
Mustafa në stadiumin “Adem Jashari” – “gol” Kujtim Shalës
-
Shpresa që ndeshja Kosovë – Turqi “të jetë e fundit që luhet jashtë Kosovës”