Punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës pritet të përfundojnë në muajin qershor. Dhe, klubi Prishtina por edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) shpresonin që menjëherë apo edhe para përfundimit të plotë të rinovimit të organizonin ndeshje.
Por të mërkurën është konfirmuar se ndeshja e parë mund të luhet nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina shpresonte të luante dy-tri ndeshjet e fundit kampionale, kurse FFK-ja shpresonte të organizonte të paktën finalen e Kupës së Kosovës. Në plan kishte edhe një miqësore të përfaqësueses A.
Ditë më parë, UEFA kishte paralajmëruar këtë, madje ka vënë në pikëpyetje edhe ndeshjen e parë të Kosovës në Ligën e Kombeve që luhet më 10 shtator. Shqetësim tjetër i UEFA-s është se kush do të menaxhojë me stadiumin pas rinovimit të tij.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
UEFA e shqetësuar, kërkon angazhim më të madh për stadiumin e Prishtinës
-
FFK thotë se përfundimisht ndeshja Prishtina – Drita nuk mund të zhvillohet në kryeqytet
-
Kosova rrezikon të luajë sërish në Shkodër
-
KF Prishtina mund të luajë në stadiumin e kryeqytetit pa u rinovuar tërësisht
-
Përfundimi i punëve në stadium shtyhet nga pranvera “e hershme” në “të vonshme”