Ish-mesfushori i Evertonit dhe Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, ka njoftuar për pensionimin nga futbolli aktiv.
36-vjeçari ka 87 paraqitje për Belgjikën dhe ishte pjesëmarrës në dy Kupa të Botës. Ai pensionimin nga Përfaqësuesja e Belgjikës e kishte bërë në vitin 2019.
Fellaini iu bashkua Evertonit nga Standard Liege në vitin 2008 dhe kaloi tek Unitedi në vitin 2013. Në vitin 2019 iu bashkua Shandong Lunengut në Superligë ne Kinës.
“Çfarë rrugëtimi i jashtëzakonshëm ka qenë. Jam shumë i lumtur që e kam luajtur në nivelin më të lartë sportin që e dua”, ka shkruar Fellaini në rrjetet sociale.
Fellaini ka 141 paraqitje në Premier League për Evertonin.
Realizoi 25 gola dhe ka regjistruar 14 asistime.
Në 177 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat, realizoi 22 gola.
E ka fituar Kupën FA në vitin 2016 dhe Ligën e Evropës e Kupën EFL në vitin 2017.