Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jonesi pensionohet nga futbolli aktiv

Phil Jones

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Jones, në moshën 32-vjeçare i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë të shtunën për “BBC”. Jones është shprehur se dëshiron që të jetë trajnerë i ndonjë skuadre. 

“Karriera ime përfundoi më herët se sa do të kisha dashur. Kam përfunduar licencën time A të trajnerit dhe dua ta sfidoj veten te ndonjë klub. Në fund të fundit, dua ta marr drejtimin e një ekipi. Jam i vendosur të arrij atje”, ka thënë Jones. 

Jones ishte futbollist i Unitedit prej vitit 2011. Përgjatë 12 viteve qëndrimi te “djajtë e kuq”, ka bërë 229 paraqitje. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tetë asistime. Me Unitedin ka fituar shtatë trofe. Ka luajtur edhe për Blackburnin për tri edicione.  

 

Artikuj të ngjashëm