Roma ka njoftuar se Lorenzo Pellegrini e ka përfunduar me sukses operimin në hundën që e kishte thyer në duelin kundër Fiorentinës.
Mesfushori i “giallorossëve” u lëndua vetë në fitoren 2:1 kundër “Violas” dhe të hënën në mëngjes, italiani gjithçka e përfundoi me sukses, transmeton KOHA.
“Të hënën në mëngjes, Lorenzo Pellegrini u desh të operohej për ta rregulluar një thyerje në hundë, të cilën e kishte pësuar në ndeshjen kundër Fiorentinës. Operimi i kryer nga Professor Pesucci ka qenë krejtësisht i suksesshëm. Periudha e shërimit të Pellegrinit do të vlerësohet në ditët e ardhshme”, shkruhet në komunikatën e klubit romak.