Alessandro Florenzi ka pësuar lëndim të gjurit dhe do t’i nënshtrohet operimit të mërkurën, ka njoftuar skuadra e Milanit të martën. Florenzi u inkuadrua në 30 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Bolognas, në të cilën Milani luajti pa gola dhe pësoi lëndim të gjurit të majtë.
Ai pas ndeshjes u është nënshtruar ekzaminimeve shtesë dhe sipas klubit duhet patjetër të operohet. 31-vjeçari para fillimit të këtij edicioni u huazua te Milani nga skuadra e Romës.
Me fanellën e Milanit, Florenzi ka një gol në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2023, kurse Milani ka opsionin e blerjes së tij në verë për shtatë milionë euro.