Milani e ka transferuar përfundimisht Alessandro Florenzin, i cili i ishte bashkuar klubit në verën e kaluar në formë huazimi.
Milani e kishte të drejtën e blerjes dhe e ka shfrytëzuar atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlorenzi ka nënshkruar kontratë me “rossonerët” deri në vitin 2025 dhe do ta bartë fanellën me numër 25.
“Milani ju njofton se Alessandro Florenzi i është bashkuar klubit përfundimisht nga Roma. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë me ‘rossonerët’ deri më 30 qershor të vitit 2025”, shkruhet në komunikatën e Milanit.
Florenzi e fitoi titullin e kampionit me Milanin në sezonin e kaluar. Luajti në 30 ndeshje dhe shënoi dy gola.