Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Florenzin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Alessandro Florenzin kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

Milani tashmë ka kontaktuar Romën, që për ta lënë të lirë Florenzin po kërkon ta paktën dhjetë milionë euro.

Florenzi pritet të largohet nga Roma, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho.

30-vjeçari, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Paris Saint-Germaini, por ekipi francez nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij.

Florenzi ka kontratë me Romën deri në vitin 2023 kurse sezonin e shkuar, pati dy gola e një asistim në 36 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në.

Artikuj të ngjashëm