Mbrojtësi i krahut të djathtë i Milanit, Alessandro Florenzi, do të duhet të operohet për shkak të problemit në menisk dhe mund ta humb ndeshjen kundër Romës në Serie A, ndeshje që do të zhvillohet më 31 tetor.
Futbollisti që iu bashkua në verë Milanit do të mungojë kundër Atalantas. Nuk do të jetë as pjesë e Italisë në duelin kundër Spanjës në Ligën e Kombeve më 6 tetor.
30-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje me “rossonerët” qëkur u transferua nga Roma si huazim me opsionin e blerjes.
Edicionin e kaluar, Florenzi ishte pjesë e PSG-së si i huazuar, ndërsa gjashtë muaj i kaloi edhe te Valencia në edicionin 2019/20.