Mbrojtësi i krahut të djathtë i Milanit, Alessandro Florenzi, po vuan nga një dëmtim i gjurit në këmbën e majtë dhe do të mungojë kundër Atalantas.
Florenzi do t’i mungojë edhe Italisë në ndeshjet e tetorit.
“Sky Sport” raporton se ish-mbrojtësi i Romës, i cili iu bashkua “rossonerëve” gjatë verës, do t’u nënshtrohet testeve më të thella mjekësore.
30-vjeçari i cili e kaloi një sezon si i huazuar te Paris Saint-Germaini, vazhdon të ketë probleme me gju.
Shkaku i këtij dëmtimi nuk luajti as ndaj Spezias.
Brahim Diaz nga ana tjetër nuk ka lëndim serioz ndërsa Simon Kjaer do të kthehet në formacion në vikend. Zlatan Ibrahimoviq do të mungojë deri pas ndeshjeve me përfaqësuese, por është thirrur nga Suedia.