Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani konfirmon mungesën e Florenzit për pesë muaj

Milani ka njoftuar se Alessandro Florenzi do të jetë jashtë fushës për rreth pesë muaj pasi iu nënshtrua operacionit në këmbë.

“AC Milan mund të konfirmojë se Alessandro Florenzi, gjatë ndeshjes kundër Sassuolos pësoi një lëndim të rëndë të muskulit të këmbës së majtë. Operacioni u krye me sukses këtë mëngjes. Ai do të kthehet në Itali të premten për të filluar procesin e rehabilitimit. Vlerësohet se ai do të shërohet plotësisht në pesë muaj”, shkruan në njoftimin e Milanit.

Florenzi ka luajtur me 253 ndeshje në Serie A. Ka shënuar 27 gola dhe ka kontribuar me 29 asistime.