Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani konfirmon operimin e suksesshëm të Florenzit

Milani ka konfirmuar se Alessandro Florenzi do ta nisë rehabilitimin menjëherë, pas operimit të suksesshëm në gjurin e majtë.

Italiani pësoi dëmtim në menisk në duelin e së hënës kundër Bolognas në Serie A. I është dashur operimi dhe një gjë e tillë është përfunduar me sukses të mërkurën gjatë ditës.

31-vjeçari ka shënuar një gol në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion. Ishte pjesë e Italisë që e fitoi Kampionatin Evropian në verë, por dështoi të kualifikohej në Botëroin e Katarit sivjet.

Kontrata e tij me “rossonerët” skadon në qershor të vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm