Alesssandro Florenzi e ka lënë lëndimin dhe operimin prapa dhe i është kthyer stërvitjeve të plota me pjesën tjetër të skuadrës para ndeshjes së madhe kundër Interit në Serie A që luhet të dielën.
Trajneri Stefano Pioli i është gëzuar lajmit para “Derby della Madonnina” këtë vikend, pasi Florenzi është pjesë e rëndësishme e skuadrës.
“Sky Sport Italia” raporton se mbrojtësi i krahut të djathtë mund edhe të luajë kundër “nerazzurrëve”.
Florenzi iu nënshtrua operimit para një muaji për ta riparuar meniskun.
Sidoqoftë, Pioli nuk do ta ketë t’i ketë të gatshëm lojtarët Mike Maignan, Ante Rebiq dhe Junior Messias, por kontribut mund të japin edhe Sandro Tonalli dhe Davide Calabria.
Milani ka pikë të njëjta me Napolin në krye të tabelës. Te Interi për herën e parë kundër ish-skuadrës mund të luajë mesfushori Hakan Calhanoglu.