Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pellegrini vazhdon kontratën me Romën

Lorenzo Pellegrini do të mbetet pjesë e Romës. Mesfushori italian ka shkëlqyer këtë edicion me kryeqytetasit duke qenë një ndër lojtarët kryesor. Forma e mirë e lojtarit ka bërë që klubi ta shpërblejë me kontratë të re.

Roma ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me italianin.

Pellegrini ka vazhduar me klubin kryeqytetas edhe për pesë vite të tjera.

Me kontratën e re 25-vjeçari do të mbetet te Roma deri në vitin 2025.

Këtë sezon, Pellegrini në nëntë paraqitje në të gjitha garat ka realizuar gjashtë gola.