Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Spinazzola, është operuar me sukses të hënën, kanë bërë të ditur mediat italiane.
Spinazzola u operua në Finlandë, derisa do të rikthehet menjëherë në Romë për të filluar periudhën e rehabilitimit.
Mjekët italianë kanë bërë të ditur se mbrojtësi i Romës do të mungojë së paku katër muaj.
Spinazzola ishte një nga lojtarët më të mirë të Italisë në Evropian, duke u shpallur lojtari më i mirë në dy prej pesë ndeshjeve të italianëve në këtë turne.