Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Spinazzola, mund ta humb pjesën e mbetur të Kampionatit Evropian për shkak të lëndimit.
Spinazzola u desh të largohej nga fusha në minutën e 79-të në çerekfinalen kundër Belgjikës të fituar nga Italia 2:1, pasi u ankua për një lëndim gjatë një vrapimi të shpejtë.
“Për fat të keq të gjithë e dimë se si shkoi por ëndrra jonë e kaltër vazhdon dhe me këtë grup të fortë, asgjë nuk është e pamundur”, ka shkruar Spinazzola në “Instagram”.
Mediat italiane raportojnë se Spinazzola ka udhëtuar drejt Romës për teste më të detajuara mjekësore.
Italia do të luajë kundër Spanjës në gjysmëfinale të martën në “Wembley Stadium” në Londër.
Artikuj të ngjashëm