Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spinazzola mund të luajë ndaj Bolognas

Leonardo Spinazzola shpreson që të rikthehet në fushën e lojës për skuadrën e Romës për duelin kundër Bolognas që zhvillohet të dielën në orën 20:45 dhe i takon xhiros së 35-të të Serie A të Italisë.

Mbrojtësi 29-vjeçar i krahut ka qenë i lënduar në tërë sezonin pas këputjes së tendinës së Akilit në verën e kaluar në Kampionatin Evropian 2020.

Më herët gjatë këtij muaji, Spinazzola ishte në listën e skuadrës, ndërsa ka qenë në bankën rezervë në tri ndeshjet e fundit në ligë, por ende nuk ka zhvilluar asnjë minutë.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se ai mund të luajë të dielën kundër Bolognas.